Kryetari i KZAZ Nr.39 në një lidhje live për ‘’News24’’ ka deklaruar se ka patur një incident në VNV.

Mësohet se ka qenë një vëzhgues i PSD që ka kontestuar, po ai thotë se vëzhguesit nuk i dinë mirë detyrat që kanë.

Kryetari shton se për shkak të kushteve, numërimi nuk mund të bëhet shpejt për shkak të masave anticovid.

 

‘’Procesi i numërimit po shkon normalisht, janë numëruar 5 kutitë e para, ka nisur në 12:00. Vendi i numërimit është shumë mirë i organizuar. PAvarësisht kësaj, ka shumë njerëz, e kemi shumë të vështirë të numërojmë me shpejtësi, pasi edhe masat antocivd mund të mos respektohen nga vëzhguesit.

PYETJA: Përplasje e vogël nga PSG?

vëzhguesit nuk e dinë mirë dhe detyrat që kanë, thjesht e kanë të drejtë të kontestojnë. Arsyeja ishte për një votë, gjithkush ka të drejtë të kontestojë. Numëruesi ndalon numërimin, dhe çon votën tek Komisioni.

Ne do të vëzhdojmë numërimin derisa të kemi aftësi fizike. Ne do e marrim një vendim si komision e do e ndërpresim. Ka grupe zëvendësuese. Të gjithë kanë trajnues përkatës.

PYETJA: Çfarë po ndodh saktësisht?

Është faza përfundimtare e numërimit të votave, është faza e para për subjektet politike. Më pas vijon për kandidatëët. Këto vota numërohen, ambalazhohen, futen në kuti, vendosen kodet, sepse do hapen prap për kandidatët e partive.’’- tha kryetari i KZAZ Nr.39.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb