KOSOVA

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka marrë zotimin e homologut të tij grek, Konstantinos Mihalos se do të lobojë për njohjen e Kosovës.

Rukiqi thotë se beson që shumë shpejt Greqia, vendi i rëndësishëm i BE do e njohë Kosovën.

Pikërisht këtë zotim e ka marrë nga një zyrtar grek si Mihalos që i ka bërë me dije se do të lobojë që Greqia të njohë Kosovën.

Ditë më parë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ishte informuar zyrtarisht se Greqia mund të njihte Kosovën, por kjo tezë u hodh poshtë nga vetë grekët.

 

STATUSI NGA BERAT RUKIQI

Oda Ekonomike Greke zotohet se do të lobojë për njohjen e Kosovës nga Greqia

I nderuar nga vizita e z. CONSTANTINOS MICHALOS, Kryetar i Unionit te Odave Ekonomike te Greqise

Kjo është vizita më e lartë e një delegacioni ekonomik nga vendet e Bashkimit Evropian dhe kjo tregon për peshën që Greqia i jep sot raporteve ekonomike me Kosovën, e besoj që shumë shpejtë edhe do të kulminojnë edhe në raporte më të avancuara politike me njohjen nga ky vend i rëndësishëm i Bashkimit Evropian.

Michalos u zotua edhe për pjesën politike, qysh ka lobuar për marrëveshjen e Prespës, të njëjtën ta bëjë edhe për pjesën që lidhet me njohjen e Kosovës nga ana e Greqisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb