Kryetari i Partisë Demokratike, dega Angli Naim Hasani ka shprehur mbështetjen për Kuvendin e 18 dhjetorit. Me një postim në Facebokk Hasani shkruan se Partia Demokratike duhet dhe do të shikoje nga e ardhmja e jo nga e kaluara.

Ai shton se çdo ndarje apo perçarje e Partise Demokratike,  vetem se i zgjate jeten rregjimit shkatrrimtar te “Rilindjes” dhe vret njehere e mire shpresen e shqiptarëve per te jetuar te lire e te barabarte ne trojet e tyre

“Nje Parti Demokratike, nje Kuvend Kombetar!  Partia Demokratike duhet dhe do të shikoje nga e ardhmja e jo nga e kaluara. Nje parti e vertete demokratike, antikomuniste, pro- Amerikane dhe perendimore, qe mbron dhe promovon vlerat e lirise, demokracise dhe barazise.  E duam Shqiperine si gjithe Europa, ne miqesi te perjetshme me Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Britanine e Madhe.  Cdo ndarje apo percarje e Partise Demokratike,  vetem se i zgjate jeten rregjimit shkatrrimtar te “Rilindjes” dhe vret njehere e mire shpresen e shqiptarëve per te jetuar te lire e te barabarte ne trojet e tyre, mes kombeve te qyteteruara dhe liridashes! Zoti e bekofte Partinë Demokratike!  Zoti i bekoftë Shqiperinë dhe shqiptarët kudo që ndodhen”- shkruan ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: