Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka reaguar pasi avionë ushtarakë serbë janë parë ndërsa fluturonin ulët në territorin në afërsi të kufirit me Kosovën.

Arifi, përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se veprimet e tilla shtojnë pasigurinë dhe ankth tek shqiptarët në Luginën e Preshevës.

“Sot rreth orës 14:00 qytetarët e Komunës së Preshevës janë shqetësuar nga fluturimi në distancë të ulët të avionëve ushtarak të Republikës së Serbisë.
Me indinjatë të thellë konstatojmë se veprimet e tilla shtojnë pasigurinë dhe ankthin tek shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ftoj institucionet përkatëse qëndrore të mos keqpërdorin hapsirat e Komunës sonë për demonstrimin e forcave si reagim i ngjarjeve politike të shënuara ditë më parë.
Gjithashtu siguroj qytetarët e Komunës së Preshevës se kemi mbështetjen dhe besimin e plotë të miqve tanë ndërkombëtarë dhe ftoj që ti përmbahemi provokimeve eventuale dhe aktiviteteve spontane”, thuhet në reagimin e Arifit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: