Kryetari i shoqatës ‘’Vatra’’z. Elmi Berisha gjatë nderimit të tij me titullin ‘’Honoris Causa’’ nga Universiteti ‘’Luarasi’’ ka premtuar se do të angazhohet për të krijuar ura mes universiteteve në Shqipëri dhe SHBA.

z.Berisha theksoi se tashmë shënohet një etapë e re dhe është i sigurt se do të përfundojë me zhvillime të mira për Universitetin ‘’Luarasi’’ por dhe për studentët e tij.

Veçanërisht kreu i shoqatës ‘’Vatra’’ ka falënderuar Presidentin e ‘’Hysenbelliu Group’’, z.Irfan Hysenbelliun për vizionin, përkrahjen dhe mbështetjen ndaj shqiptarëve dhe gjithë Diasporës.

”Përshëndetje të gjithëve, unë sinqerisht ndihem i privilegjuar dhe i emocionuar që të jem me sakademikëve, profesorëve dhe një Universiteti shumë të respektuar në Shqipëri.

Është nder për mua, kemi diskutuar, kemi biseduar virtualisht apra disa muajve, dhe është nder që po lidhemi organikisht dhe po fillojmë një etapë të re që jam shumë i sigurt do përfundojë me zhvillime të mira për Universitetin tuaj, studentët tuaj, dhe urat e lidhjes mes Universiteteve këtu dhe në SHBA. Do bëj të pamundurën për mësimdhënien dhe mësimarrjen nga këtu në SHBA dhe anasjelltas. E shfrytëzoj rastin të falënderoj mikun tim, mikun  e Vatrës, pronarin e Universitetit, njeri me vizion të qartë për të ardhmen e shqiptarëve, në Amerikë dhe kudo jetojnë, z.Irfan Hysenbelliu faleminderit për përkrahjen ndaj Diasporës. Për të dhënë në dritë të gjitha faktet historike që kanë çuar në krijimin e Shqipërisë sis shtet që në 1912 por dhe për zhvillimin e tij, edhe pse të cunguar. Faleminderit për ndihmën që ja ke bërë ‘’Vatrës’’.”- tha z.Berisha.

Ndërkaq z.Elmi Berisha ka folur edhe për mbështetjen historike që Amerika i ka ofruar shqiptarëve kudo ata ndodhen në Shqipëri, Kosovë dhe Diasporë.

”Jo rastësisht e përmenda. Amerika ka qenë me ne që nga Uilsoni. Amerika është i vetmi vend që ka insistuar në formimin e Kosovës. Si do të ishte rezoluta në Prishtinë sikur mos ishte qasja diplomatike në Uashington dhe mbështetja nga Diaspora.

Tani vuri bazat e zhvillimit ekonomik SHBA, dhe po bën investime, dhe madje janë të dedikuara jo vetëm për Kosovën, Serbinë, por dhe Ballkanin Perëndimor, bashkë me Shqipërinë.

Grenell ka qenë i qartë, që shqiptarët të vijnë me projekte serioze. Ka lider që mendojnë se janë liderë, që nënshkrimin e marrëveshjes e marrin ndryshe. Ajo marrëveshje, si dëshmitar dhe in-force, është ndër arritjet më të mëdha, është marrëveshje historike, pasi betonon marrëdhëniet e mira mes shqiptarëve dhe Amerikën. Do të ndërtoj urat për studentët, që do të ndikonte dhe për të ardhmen e shqiptarëve.

Falenderoj nga zemra profesorin e nderuar, dhe ju që ishit pjesë e këtij bashkëbisedimi. Falenderoj dhe Irfanin mikun tim, unë e kam ditur që ti i do shqiptarët, por ti do shumë edhe Diasporën. Faleminderit.”– tha Elmi Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb