Enkelejda Rica, kryetare e FRPD, Kurbin deklaron se Sali Berisha e dinte fare mirë kush ishte në seli në 8 janar dhe se ai urdhëroi vetë sulmin. Rica shprehet se PD nuk do mbetet peng i dhunës së një njeriu që nuk kurseu asgjë dhe ishte gati të sakrifikonte jetën e çdo demokrati.

“Në 8 janar Sali Berisha paralajmëroi dhe realizoi në sytë e mbarë publikut shqiptar dhe të huaj sulmin më të dhunshëm kundër Partisë Demokratike. Ndonëse e dinte fare mire që në atë seli, në atë moment, ndodheshin demokrate, deputete, gra, burra dhe të rinj.
PD nuk do mbetet peng i dhunës së një njeriu që nuk kurseu asgjë dhe ishte gati të sakrifikonte jetën e çdo demokrati. Ne jemi më të fortë se dhuna dhe duhet të bashkohemi për t’u distancuar prej saj dhe për ta lënë pas njëherë e mirë të shkuarën që u shfaq në mënyrën më të turpshme më 8 janar!”, deklaron kryetarja e FRPD Kurbin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb