Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, ka raportuar këtë të mërkurë përpara Komisionit të Ligjeve, institucion ky i dalë nga Kuvendi i Shqipërisë.

Kryetarja e KLGJ ka treguar para komisionit të gjitha sfidat që është ndeshur institucioni që ajo drejton.

Llagami ka hedhur propozimin për një riorganizim të gjykatave të vendit. Sipas saj, gjykatat e apelit në vend, duhet të përmblidhen në 12 të tilla, nga 22 që janë aktualisht. Kjo sipas Llagamit, do të ulë kohën dhe do të rrisë nivelin e drejtësisë në vend.

“Unë e kuptoj qasjen që ka ministria dhe të gjithë ne në lidhje me aksesin në drejtësi, sepse produkti ofron që gjykatat të mblidhen në ato më të mëdhaja. Këshilli e ka të pamundur për të bërë një vlerësim total të gjyqtarëve, për shkak dhe të procesit të VETTING-ut. Qasja që ka pasur Këshilli, është grupimi i këtyre gjykatave. Unë kam parashtruar se si do të grupohen gjykatat dhe si është menduar jo vetëm nga ana e Këshillit, por edhe e gjykatave.

Nga 22 gjykata, të grupohen në 12 gjykata. Sepse ne kemi Gjykata si Lezha dhe Përmeti dhe nga ana e ngarkesës nuk krahasohen dot. Arsyet e riorganizimit është për shumë arsye, për menaxhim i burimeve njerëzorë, por edhe aksesit. Kemi një kolaps sa i përket gjykatave të apelit. Gjashtë prej tyre, në një kohë që sistemi është në këtë gjendje. Grupimi i apeleve do të mundësojë që vlerësimi i çështjeve të jetë i drejtë dhe në kohë të shpejtë për të gjithë qytetarëve. Një tjetër masë në kuadrin e përmirësimin e efiçencës është rritja e burimeve njerëzore.

Për këtë dua të falenderoj ministrinë dhe Kuvendin. Sistemi gjyqësor ka marrë një numër të stafit gjyqësor që s’i kishte marrë për kohë të gjatë. Qasja që ka Këshilli dhe që është të rritet numri i stafit ndihmës. Këtë kemi bërë, duke përfshirë sekretarë gjyqësorë, por nga ana tjetër edhe pjesën e këshilltarëve dhe ndihmësve ligjore në Gjykatën e Lartë dhe atë të Apelit.

Disa gjykata kanë reaguar pozitivisht nga kjo masë. E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, për përmirësimin e sistemit, janë iniciativat ligjore që janë miratuar së fundmi. Për rishikimin e ligjeve sa ka të bëjë për sistemin e drejtësisë dhe rishikimi i kodeve. Arsyeja është që se si mund të rrisim efiçencën në gjykatë. Këto nisma kanë të bëjnë për mundësinë që të mund të gjykohen më shumë çështje. Në nisme tjetër ka qenë rritja e pagave për gjykatësit. Rritja është e konsiderueshme dhe rezultatet do të jenë të rëndësishme.

Ne jemi te shorti i fundit sa i përket vlerësimit që do të bëhet për ndihmesat dhe këshilltarët ligjorë. Po punohet me ritme të shpejta për përmirësimin e raporteve. Sa i përket kapaciteteve infrastrukturore dhe teknologjike. Ju e dini se aktualisht të gjithë godinat që kanë gjykatat, pavarësisht se ligji parashikon që duhen të jenë e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Kemi pasur problematika në disa gjykata për shkak të tërmetit, duhet të shihet mundësia për rikonstruksion të tyre. Duke nisur që nga Gjykata e Lartë, që është gjykata kryesore. Të dhënat e statistikave, merren në mënyrë manuale nëpër gjykata, kjo jo vetëm që kërkon kohë shumë, por nuk ofron standard të saktë”, tha Llagami.

Më tej kryetarja e KLGJ, bëri një bilanc të punëve që kanë bërë gjykatat e vendit. Në disa gjykata, pra referuar vitit 2020, ka pasur ulje të numrit të rasteve të trajtuara, kjo për shkak të pandemisë dhe procesit të VETTING-ut.

Po ashtu, Llagami kërkoi nga Komisioni i Ligjeve që të miratojnë për to një fond financiar për infrastrukturën e godinave, mjeteve elektronike, por edhe shtimin e burimeve njerëzore.

“Kemi mundësuar që analiza e Gjyqësorit të bëhet sipas nivelit të gjykatës. Ka një rënie reale të 5% dhe është ulur me 17% nga viti 2020. Në Gjykatën e Lartë janë gjykuar 1738 çështje. SPAK, ka pasur një performancë pozitive.

Duke qenë se VETTING-u ka prekur këto gjykata, ka pasur rritje stoku të çështjeve. Ka rritje prej 44%. Ka pasur dhe Gjykata që janë munduar të ruajnë ritmet, si ajo e Apelit në Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër. Gjykata Administrative e Apelit kemi një ulje të efiçencës. Sot e kemi situatën që rendimenti mesatar i likuidimit të çështjeve është ulur me 60%, krahasuar me një vit më parë.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë janë përpjekur ta ruajnë efiçencën në krahasim me një vit më parë, ku janë rritur me 34%, ndërsa norma e likuidimit është ulur. Angazhimet që KLGJ parashtron për 2020 është në përmbushje të prioriteteve, do të vazhdojmë për vijimin e Reformës në Drejtësi.

Përfundimin e procedurës së gjyqtarëve për pozicionet e hapura, miratimin dhe zhvillimin. Duam nga Kuvendi të rritet burimet njerëzore.

Pra, do të kërkojmë 100 punonjës për këtë vit. Duam mbështetje në investime për gjykata që ne i konsiderojmë në nevojë dhe investime financiare për rritjen e investimeve në teknologji dhe informacion”, tha Llagami.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb