Kryetarja e Kuvendit të Shqiperisë, znj. Elisa Spiropali, mesazh urimi nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj
“E nderuar Znj. Spiropali,
Urime për zgjedhjen dhe emërimin Tuaj në krye të parlamentit shqiptar.
Kam bindjen se me urtësinë, mençurinë e aftësinë që ju karakterizon, do t’ia dilni mbarë si kurdoherë edhe ne kete detyrë me pěrgjegjësi të lartë.
Ju shpreh urimet e konsideratat e mia më të larta dhe ju siguroj se mbështetjen time dhe Kryegjyshatës Botërore Bektashiane do ta keni përherë.
Zoti ju lehtosoftë çdo vështirësi, ju ndihmoftë në hapa të sigurta e ju nxjertë përherë faqebardhë!
Zoti ju bekoftë!
Amin!”
(Balkanweb)