Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka uruar gjithë nxënësit shqiptarë që sot shkojnë në ditën e parë të shkollës.

Nikolla thotë se beteja për dijen është më e bukura e jetës prandaj të gjithë janë me mendje e zemër tek nxënësit.

Ajo premton se do të bëhet më e mira që nxënësit të marrin dijen në çdo klasë e shkollë të vendit.

 

“Të dashur nxënëse e nxënës,

Të dashur mësuese e mësues,

Të dashur prindër,

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ju uroj të gjithë fëmijëve të Shqipërisë një vit të suksesshëm shkollor!

Të gjithë jemi me mendje e zemër tek ju dhe do të bëjmë më të mirën që edhe në sfidë me vështirësitë e pandemisë të merrni cilësinë e merituar të dijes në çdo klasë e shkollë të vendit.

Jam besimplotë që mësuesit do të jenë krah jush dhe prindërve tuaj me përpjekjen e çdo dite për t’u ngritur mbi vështirësitë e kohës.

Beteja për dijen është më e bukura e jetës.

Suksese dhe një vit të mbarë!

“, shkruan në mesazhin e saj Kryetarja e Kuvendit, znj.Lindita Nikolla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb