Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ishte e pranishme në ceremoninë e ndarjes së përvitshme të çmimeve dhe titujve të nderit për vitin 2021, organizuar nga Akademia  e Shkencës dhe Letrave e Mirditës, në Muzeun Historik Kombëtar.

Gjatë kësaj ceremonie Nikollës iu dorëzua titulli “Nderi i Mirditës”, si një ndër gratë  më të shquara mirditase, që i ka dhënë emër e zë kësaj zone në të gjitha detyrat ku ka shërbyer me kontribut të spikatur në mbështetjen e zhvillimit të arsimit, kulturës, jetës shkencore e shoqërore në shkallë kombëtare.

Duke marrë titullin, krahas mirënjohjes për këtë vlerësim, Kryetarja e Kuvendit, u shpreh:

“Është një nga ditët më emocionuese, sinqerisht e them këtë, fakti qe jam këtu me ju. Kam fatin dhe nderin, por jam edhe befasuar të dëgjoj përmes një pune të bërë nga akademia, se sa shumë janë vlerat që na bashkojnë, sesa shumë janë njerëzit qe na bëjnë të gjithëve të ndihemi krenarë.

Modestish them që nuk e di nëse e kam merituar këtë çmim, por do të punoj çdo ditë që ta meritoj. Do të punoj çdo ditë që çdo mirditor, por jo vetëm, të ndjehet krenar duke u mbështetur fort tek ato qe janë vlerat tona, vlerat e mirditoreve dhe mirditorëve.

Duke ju përshëndetur dhe duke qenë e emocionuar për punën që kjo Akademi bën, me lejoni Kryetar t’ju them që do të jem bashkë më ju, krahë jush, sepse sinqerisht jam e befasuar nga gjithë kjo larmi vlerash dhe njerëzish që kërkojnë të bëjnë më të mirën jo vetëm për Mirditën, por për të gjithë vendin. Ndaj ju përgëzoj!

Dhe unë sot do të doja që këtë vlerësim që thash do të punoj çdo ditë për ta merituar, do t’ia dedikoja tim eti, njeriut që deri në fund të jetës mbylli sytë duke folur për Mirditën dhe mirditorët dhe duke përçuar tek ne, fëmijët e tij, faktin që mos i tradhtojmë kurrë ato vlera të qenësishme të Mirditës.

Faleminderit!”

Nikolla, Nderi I Mirdites (4)

Nikolla, Nderi I Mirdites (6)

Nikolla, Nderi I Mirdites (7)

 

Nikolla, Nderi I Mirdites (1)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb