Presidenti i vendit, Ilir Meta ka kujtuar sot në përvjetorin e ndarjes nga jeta mjeshtrin e madh të sazeve, Laver Bariun.

Meta shprehet se Bariu do jetë i paharruar mes nesh pasi kryeveprat frymëzuese muzikore, që na la trashëgim, do të jetojnë sa të ketë shqiptarë!

STATUSI I PLOTE
Ustai i madh i sazeve të Përmetit, artisti ynë i jashtëzakonshëm Laver Bariu, është përjetësuar si një ndër shprehësit më të fuqishëm të halleve, derteve dhe gëzimeve të popullit tonë.

Kryeveprat frymëzuese muzikore, që na la trashëgim, i përkasin çdo epoke dhe tingujt e kabave të tij të papërsëritshme me klarinetë, do të jetojnë sa të ketë shqiptarë!
I paharruar kujtimi i Usta Laverit!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb