Redaktori i Mail on Sunday ishte thirrur në një takim me kryetarin e Dhomës së Komunave Sir Lindsay Hoyle, pas një artikulli të shkruar ku akuzonte deputeten laburiste Angela Rayner se me qëndrimin e saj dhe me lëvizjet e këmbëve ka “shpërqendruar” kryeministrin britanik Boris Johnson.

Menjëherë pasi mësoi lajmin, Sir Lindsay Hoyle kishte thirrur redaktorin e gazetës, David Dillon për të biseduar në një takim,

Lajmi është dënuar gjerësisht duke u cilësuar si seksist nga deputetët e të gjitha partive politike dhe ka nxitur diskutime për mizogjininë në Westminster.

Por Daily Mail duket se do t’i shtonte një tjetër dozë këtij shkrimi, duke bërë një tjetër artikull në të cilin citonte konservatorët e vjetër të paidentifikuar që pretendonin se nënkryetarja laburiste përdori këmbët e saj për të “shpërqendruar” kryeministrin në Commons dhe e akuzoi atë për një veshje të pahijshme, krahasuar me Sharon Stone në filmin e vitit 1992.

Ndërkaq The Mail pretendoi se Dillon dhe redaktori politik i Mail on Sunday, Glen Owen, kishte refuzuar ftesën e Kryetares për një takim, duke u përgjigjur se shtypi është i lirë dhe nuk mund të marrë ndikim nga politika.

Në përgjigje të Hoyle, Dillon tha se gazetarët nuk duhet të marrin udhëzime në Dhomën e Komunave. Artikulli, ka ngjallur zemërim nga parlamentarët në të gjithë spektrin politik që nga publikimi i tij në fundjavë.

Në bashkëbisedim përpara se të refuzonte ftesën për takim, redaktori i gazetës tha: “Unë jam besimtar i vendosur dhe mbrojtës i lirisë së shtypit, prandaj kur një deputet më kërkoi që javën e kaluar t’i hiqja diçka që kishte shkruar, unë thashë jo.

Nga ana e saj Rayner tha: “Kjo është e neveritshme. Është krejtësisht e pavërtetë. Ju lutemi, mos bëni një histori të tillë.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: