Nga: Mira Bregu, OKB, Gjeneve.
Nje djale tre vjecar eshte ne mesin e 17 personave qe rezultojne te zhdukur pas fundosjes se barkes se tyre ne detin mesme. Emigrantet synonin te mberrinin ne territorin Europian permes Italise, por duket se udhetimi i tyre eshte ndalur ne mes. Dallget e larta dhe mbipopullimi ne barke beri qe te shkaktohet nje tjeter tragjedi ne ujerat e mesdheut njoftuan forcat e shpetimit dhe kryqit te kuq italian.

“Sipas ekipeve tona te shpetimit vogelushi qe nuk dihet se nga ishte me origjine ishte nisur me te nenen e tij. Ajo eshte ende e tronditur” deklaroi Leonardo Carmenati, shef i Migracionit në Evropë për të Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. “Ajo ende shpreson se djali i saj mund të jetë gjallë” deklaroi Carmenati. Deri me tani autoritetet nuk kane mundur te nxjerrin asnje prej trupave te viktimave nga deti. Shume nga te mbijetuarit kishin pesuar djegie te medha ne trup. Ekipet mjekesore te kryqit te kuq aktualisht po merren me trajtimin e te plagosurve.

Sipas Kryqit te Kuq, rreth 13 persona mesatarisht humbin jeten ose rezultojne te zhdukur ne detin mesdhe cdo dite nderkohe qe indiferenca ndaj krizes se emigranteve vazhdon deklaron Carmenati. Kryqi i kuq nderkombetar nxiti lideret boterore qe te marrin pergjegjesi per mbrojtjen e dinjitetit te njerezve qe largohen nga vendet e tyre per shkak te dhunes dhe varferise.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: