Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq e përshëndeti armëpushimin e shpallur si një “shpëtim të mundshëm për civilët” të bllokuar në shtëpitë e tyre në zonat e goditura nga luftimet në Sudan.

“Është e qartë se ky armëpushim duhet të zbatohet lart e poshtë në zinxhirin komandues dhe se duhet për t’u dhënë një afat të vërtetë civilëve që vuajnë nga luftimet,” tha Patrick Youssef, drejtori rajonal i KNKK-së për Afrikën.

Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndihmojë në gjetjen e një “zgjidhjeje të qëndrueshme politike për t’i dhënë fund gjakderdhjes”, shkruan Al Jaazera.

Kujtojmë, se mes ushtrisë dhe një grupi kanë nisur luftimet në Sudan.

Shumë shtete perëndimore dhe jo vetëm, janë angazhuar për të larguar nga ish-shteti më i madh i Afrikës, bashkatdhetarët e tyre, civilë dhe diplomatë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb