Milani siguroi fitore me rezultat 2:1 në ndeshjen kundër Chievo Veronas, e cila u zhvillua në stadiumin Marc Antonio Bentegodi, në kuadër të xhiros së 27-të të Serisë A.

Këto tri pikë janë mjaft të rëndësishme për Milanin, përkundër që po luante kundër klubit në pozitën e fundit në tabelën e Serisë A, pasi që ia përforcojnë kuqezinjve pozitën e tretë.

Fillimisht, Milani kaloi në epërsi përmes golit të shënuar nga Lucas Biglia, në minutën e 31-të të ndeshjes, nga goditja e lirë.  Pas këtij goli, trajneri Gennaro Gattuso u detyrua ta linte zonën teknike, për shkak të një zënke me Riccardo Meggiorinin e Chievos. Pastaj, katër minuta para fundit të pjesës së parë të ndeshjes, Përparim Hetemaj arriti ta barazojë rezultatin, duke e mposhtur portierin Gianluigi Donnarumman.

Megjithatë, heroi i kësaj pjese të dytë të sezonit të Milanit, Krzysztof Piatek, u sigurua që skuadra e Gattusos t’i marrë tri pikët e kësaj ndeshjeje, duke shënuar në minutën e 57-të. //GazetaExpress

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb