Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara votoi në mënyrë uninanime të zgjasë mandatin e misionit politik në Afganistan. Kina kishte kërcënuar me veto, për shkak të një reference në dokument, për projektin e saj infrastrukturor “Rruga e Mëndafshit”.

Por, dallimet u tejkaluan pas bisedimeve intenzive mes anëtarëve të Këshillit të Sigurimit. Për të kaluar një rezolutë, duhet të ketë nëntë vota pro dhe asnjë veto nga Shtetet e Bashkuara, Kina, Franca, Rusia dhe Britania.

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Afganistan, i themeluar në vitin 2002, po ndihmon vendin të përgatitet për zgjedhjet e 28 shtatorit, dhe po bën përpjekje për bisedime paqeje midis qeverisë afgane dhe talibanëve. Bisedimet midis Shteteve të Bashkuara dhe militantëve talibanë për tërheqjen e trupave të SHBA-së u ndalen në fillim të këtij muaji.

Në Afganistan janë 14.000 forca amerikane dhe mijëra trupa të tjerë të NATO-s, 18 vjet pas pushtimit të vendit nga një koalicion i udhëhequr nga SHBA-ja. /Voa/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: