KSAMIL- Sezoni turistik ka shtuar edhe rastet e vjedhjeve. Mësohet se në Ksamil janë regjistruar dy vjedhje brenda një kohe të shkurtër. Rasti i parë është i shtetasit me iniciale S.P, 50-vjeç, i cili ka denoncuar se në banesën e tij i kanë vjedhur 2000 euro dhe 2 celularë.

Ndërkohë një tjetër rast u denoncua nga pushuesja ukrainase me iniciale O.K, 43-vjec, banuese në Suny. Ajo denoncoi në polici se në mjetin tip “Mazda”, të cilin e kishte parkuar në një plazh në Ksamil, i kanë vjedhur çantën me 600 euro e bizhuteri.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: