KSAMIL- Një 23-vjeçar nga Ksamilit rezulton i zhdukur prej 5 ditësh. Mësohet se Leonidha Bilero, është larguar nga banesa e tij pa lënë gjurmë, ndërsa familjarët ngrenë dyshime se mund të jetë përdorur për trafik të lëndëve narkotike. Ata fill pas zhdukjes së të riut kanë bërë denoncim në Komisariatin e Policisë së Sarandës.

Sotir Bilero, babai i 23-vjeçarit në një apel, pohon për ‘BalkanWeb’ se kërkon ndihmën e kujtdo që ka dijeni se ku mund të ndodhet ky person.

Po ashtu, bëhet e ditur se Leonidha ka qenë i veshur me pantallona xhinse blu të grisura tek gjunjët dhe me një xhup të zi me kapuç. Është i gjatë rreth 1.67 cm, ndërsa punonte me sezone në Ksamil. Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: