RINAS

Një 43-vjeçar nga Elbasani është proceduar penalisht nga policia pasi nuk ka deklaruar paratë në Rinas. Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, në bashkëpunim me autoritetet doganore në hyrje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, shtetasin B. M., 43 vjeç, banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit të imtësishëm, shtetasit B. M., Policia i gjeti në çantën e shpinës 20.240 paund.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Rinas u kryen veprimet e para hetimore për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: