Procedohet penalisht një 37-vjeçar, pasi iu gjet një sasi parash e padeklaruar në Portin e Durrësit.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Intensive”, u referuan materialet si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. Xh., 37 vjeç, banues në Mbretërinë e Bashkuar, sepse gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në automjetin që ky shtetas drejtonte, u gjetën 14900 paund dhe 500 euro, të padeklaruara në organet përkatëse, sipas përcaktimeve ligjore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: