Pas një fundjave emocionuese dhe feste, java nisi me trishtim për Turin e Francës që sapo mbylli edicionin 2020. Turneu më i rëndësishëm dhe më prestigjoz i çiklizmit botëror fitoi ndaj një armiku të ri si Covid-19, ndërsa tani duhet t’I bëjë llogaritë me një armik të vjetër siç është dopingu. Gjatë një kontrolli rutinë javën e shkuar, kur gara ishte në kulmin e saj, policia e Marsejës ka hapur një hetim mbi disa anëtarë të skuadrës franceze Arkea-Samsic, që ka si kapiten ish-kampionin Nairo Quintana.

2891598 59539968 2560 1440
2891598 59539968 2560 1440

Të ndaluar janë dy persona, ndërsa hetimi siç shpjegon prokurorja e Dominique Laurens ka si objekt “një numër të vogël të çiklistëve të kësaj skuadre, pasi shumë produkte sanitare dhe farmaceutike janë gjetur mes sendeve të tyre personale, por mbi të gjitha një metogë që mund të kualifikohet si doping”. Prokurorja nuk ka zbuluar identitetin e personave të ndaluar, por sipas “Le Parisien” bëhet fjalë për një mjek dhe një fizioterapist. Mbeten shumë gjëra për t’u sqaruar nga ky hetim, por kaq ka mjaftuar që në Turin e Francës të kthehen “hijet” e dopingut, pas skandalit që përfshiu emrat e mëdhenj të çiklizmit si Lance Armstrong dhe që tronditi nga themelet këtë sport.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb