Optimizmi i javës së shkuar i ka lënë vendin polemikave, që kanë thelluar dyshimet dhe kaosin në futbollin italian. Nga njëra anë, qeveria në vend me anë të ministrit Vincenzo Spadafora këmbëngul se është I pamundur rifillimi i kampionatit pa një protokoll të miratuar nga të gjitha palët, mbi të gjithë nga autoritetet sanitare. Në rast të kundërt, pezullimi përfundimar do të ishte zgjidhja e vetme. Por me të njëjtat tone vjen e shpejtë përgjigja e Ligës së Futbollit.

Il Ministro Per Lo Sport Spadafora Ha Messo In Dubbio La Ripresa Del Calcio Getty Images
Il Ministro Per Lo Sport Spadafora Ha Messo In Dubbio La Ripresa Del Calcio Getty Images

Presidenti I saj, Gabriele Gravina ka bërë të ditur se nuk do të firmosë mbylljen e parakohshme të sezonit, pasi kjo do të thoshte “vdekje” për futbollin italian. Në një front të bashkuar kundër vendimit të qeverisë për të ndaluar stërvitjen për sportet kolektive janë edhe vetë lojtarët e trajnerët e Serie A. Ata kanë reaguar ashpër, teksa kërkojnë qartësi për vendimet e qeverisë italiane. Sipas tyre është më e sigurtë që të stërviten në komplekset e klubeve, ku respektimi i masave të sigurisë është i sigurt, ndryshe nga vrapimet apo ushtrimet fizike në park, që duke nisur nga faza e dytë e hapjes se vendit do të jenë të lejueshme.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: