Deputeti i pavarur Klajdi Qamo, është rikthyer në qytetin e tij të lindjes për të ndihmuar familjet në nevojë. Ai ka përgatitur pako me ushqime dhe detergjentë dhe i ka shpërndarë në qytetin e Poliçanit dhe fshatrat përreth.

Pakot ushqimore janë shpërndarë nga vetë deputeti Qamo banesë më banesë, jo vetëm brenda në qytetin e Poliçanit por edhe në fshatrat përreth tij. Deputeti Qamo kishte përzgjedhur për t’i shpërndarë pakot ushqimore familjet në nevojë dhe ato me shumë fëmijë si dhe pensionistët e vetmuar.

Këtyre të fundit ai u ka kërkuar të mos dalin nga banesat që të mos jenë në rrezik infektimi nga Covid-19 dhe u ka premtuar se do t’i ndihmojë sërish me ushqime dhe ilaçe. Vetë deputeti Klajdi Qamo shprehet se në këtë kohë pandemije është e nevojshme që gjithkush t’i ndihmojë familjet në nevojë,për ta përballuar edhe ata këtë situatë të vështirë që po kalon vendi ynë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb