ITALI

Mediat italiane ditën e sotme kanë bërë publike pamjet e aksidentit të teleferikut në Mottarone, Itali ku humbën jetën 14 persona mes të tyre dhe fëmijë.

Ngjarja e tmerrshme ndodhi më 23 maj dhe shkaktoi vdekjen e 14 personave, mes të cilëve disa ishin fëmijë. Nga aksidenti mbijetoi vetëm një fëmijë 5 vjeç.

Videoja e aksidentit në Mottarone është pjesë e dosjes së hetimit dhe lejon të sqarohet dinamika e saktë e incidentit vdekjeprurës. Pamjet e shpërndara sot në media janë regjistruar nga një kamera sigurie në një nga kullat e teleferikut.

Sic e shihni dhe në video kabina e teleferikun me 15 persona në bord ishte duke iu afruar stacionit të mbërritjes në Mottarone kur papritur kthehet pas më një shpejtësi të madhe derisa përplaset e më pas rrëzohet.

Në pamje mund të shihet edhe operatori i stacionit që largohet me shpejtë dhe thërret për ndihmë.

https://www.youtube.com/watch?v=G2JPdjuK7Cg&t=2s

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: