Ish-kryeministri e Britanisë ka njoftuar rikthimin e tij në politikën britanike dhe pritet të takohet në maj me Theresa May.

Mediat britanike shkruajnë se Tony Blair është në gjueti të një zyre të re në Westminster dhe po kurdis kthimin e tij në politikën e vijës së parë për të ndikuar tek qeveria mbi Brexit.

Ish-kryeministri mendon se ka një boshllëk të madh në politikën britanike që ai mund ta mbush, shkruan Daily Mail. Zoti Blair po ngre një institut të ri që do kërkojë të influencojë dhe japë këshillime për procesin e Brexit.

Një burim i cili ka folur për Brexit me Z. Blair i tha gazetës “Sunday Times” se ai nuk është i impresionuar me Theresa May. Ai mendon se ajo është një “peshë e lehtë”.

Ish-kryeministri kontrovers pritet që të takojë zonjë May për një kafe në javët e ardhshme por May e sheh paraardhësin e saj si pjesë e një aleance politikanësh të së kaluarës që po përpiqet të ndalë procesin e Brexit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: