Udhëheqësi hungarez Viktor Orban ka bërë thirrje për kthimin e ish-presidentit të SHBA-ve, Donald Trump në detyrë.

Deklarata erdhi gjatë takimit të dytë vjetor të Koalicionit të Veprimit Politik Konservator të SHBA-së (CPAC) në kryeqytetin hungarez, që synonte çimentimin e lidhjeve të krahut të djathtë radikal përtej Atlantikut. Ai tha se konservatorët kanë “pushtuar strehë të mëdha evropiane”, të cilat ai i renditi si Budapest, Varshavë, Romë dhe Jerusalemin. Ai shtoi se Vjena “po ashtu nuk është e pashpresë”.

“Jam i sigurt se nëse presidenti Trump do të ishte president, nuk do të kishte luftë në Ukrainë dhe Evropë. Kthehu, zoti President. Bëje Amerikën sërish të madhe dhe na sill paqe”, tha Orban.

Ai vuri në dukje se Uashingtoni dhe Brukseli ishin ende në kontrollin e liberalizmit, të cilin ai e përshkroi si një “virus që do të atomizojë dhe shpërbëjë kombet”.

Orban ka shprehur edhe më parë mbështetjen nda Trump.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb