Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari nga Vloçisht i Maliqit ka garantuar se pas datës 25 prill kush ka akuzuar në emër të qytetarëe do të dalë para drejtësisë.

Braimllari deklaroi se më 25 prill qeveria e re do të kthejë shpresën në vend.

Ai shton se më 25 prill do të shkatërrohet monopoli klientelist të një politike arrogante dhe të papërgjegjshme të Rilindjes.

 

STATUSI NGA ENDRIT BRAIMLLARI

Në Vloçisht të Maliqit.

SPAK të hetojë Kryetarin e Bashkisë Maliq.

Abuzoi me ndihmën ekonomike.

Me 25 prill para drejtësisë kush ka abuzuar në emër të qytetarëve.

Në Vloçisht të Maliqit varfëria është ekstreme.

Të rinjtë janë larguar dhe ka humbur shpresa.

Vloçishti i lënë në harresë nga rilindja, mungon infrastruktura rrugore, kanalizimet, ujitja për bujqësinë dhe ndriçimi.

SPAK-u të nisë hetimet për Kryetarin e Bashkisë Maliq për abuzimet me ndihmën ekonomike.

Në 25 prill kthejmë shpresën në vënd.

Do shkatërrojmë monopolin klientelist dhe të një politike arrogante dhe të papërgjegjshme të Rilindjes.

#Shqiperia_Shtepia_Juaj??


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb