Zyrtarët nga një bibliotekë e Ontario thanë se një libër i kthyer së fundmi ishte vonuar për 80 vjet, shkruan faqja e internetit notizie.it.
Biblioteka ”Fergus” tha se një kopje e ”Martin Chuzzlewit” të autorit Charles Dickens u kthye kohët e fundit nga një person anonim.

Zyrtarët e bibliotekës thanë se ata nuk kanë regjistrime të librit, por ai ka një etiketë me emrin e bibliotekës brenda kopertinës, duke e sugjeruar mund të ketë qenë nga koleksioni origjinal i vitit 1900.

Zyrtarët thanë se nuk ishin të sigurt se kur libri u huazua për herë të fundit.
“Ne mendojmë se është midis 100 dhe 50 vjet më parë”, u tha gazetarëve kreu i bibliotekës, Rebecca Hine.

Hine tha se ka të dhëna të tjera që mund të gjenden në libër.
”Nuk kemi në plan të gjejmë personin që e huazoi librin”, thanë zyrtarët.
“Është vërtet e mrekullueshme të kesh këtë lloj lidhje me të kaluarën dhe me komunitetin. Shumë nga ne adhuruesit e librit mendojmë se është vërtet bukur të kesh një libër të vjetër”, theksuan ata.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb