Myslim Murrizi gjatë fjalës së parë për këtë vit në Kuvend ka replikuar me Taulant Ballën sa i përket uljes së opozitës në dialog me mazhorancën në Tyrezën Zgjedhore.
Balla e konsideroi si kthesë 180 gradë dhe nje reflektim të opozitës, por Murrizi kundërshtoi duke thënë se nuk është kthesë por ‘roveshatë’.

Po ashtu Murrizi i ka qëndruar edhe dëshirës së tij për ta shpallur 20 janarit, ditën e Kongresit të Lushnjes si festë zyrtare në Shqipëri duke replikuar sërish me Taulant Ballën.

 

‘’Nesër është 100- vjetori  i parlamentarizmit të Shqipërisë. Kongresi i Lushnjes e ka vendin e vet historik nuk kanë nevojë t’i vlerësojmë ne pasi ngritën këtë shtet.

Do të nderoni veten jo Kongresin e Lushnjës. Keni nderin që në këtë 100 vjetor të parlamentarizmit të jeni deputetë në këtë sallë. Do të doja që në këtë vit t’i jepnim mundësinë shqiptarëve që të vinin në këtë sallë, burra dhe gra nga vota dhe jo vemje nga xhepat e krerëve të partive.

Opozita jashtëparlamentare, nuk është kthesë është roveshatë dhe ishalla nuk thyen shtyllën kurrizore. E di që aty ju ka ngelur sahati tek dashuria e parë. Mos dërdëllisni në emër të popullti shqiptar pasi keni tre zgjedhje që i fshiheni votës.

Sa për ditën e verë, do t’i rishikojmë festat, pasi festë pagane është. Mund të ngelet dhe festë lokale e Elbasanit. Por më e rëndësishme se festa e ballokumes është festa e 20 janarit.’’- tha Murrizi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb