Bayern Munich ka nisur prej kohësh punën për të ndërtuar të ardhmen. Gjithçka nisi me rinovimin e kontratës së trajnerit Hansi Flic, i cili ka një zgjedhje emergjente, rinovoi deri në vitin 2023. I njëjti diskutim edhe për Thomas Muller, ikona e klubit gjerman rinovoi kontratën deri në 2023.

Devis
Devis

Jo vetëm veteranët, Bayern Munich ka shpërblyer me një kontratë të re deri në vitin 2025 talentin Alphonso Devis, i cili konsiderohet si e ardhmja e klubit. Jo vetëm rinovime, Bayern Munich po mendon të përforcoj ekipin me elementë cilësorë ku sigurisht çështja e parë është ajo e afrimit të Sane.

James Rodriguez
James Rodriguez

Në mënyrë surprizë, sipas mediave spanjolle klubi gjerman po mendon të kthej edhe një herë në Mynih, James Rodriguez. Fantazisti kolumbian pasi qëndroj tek Bayern për dy sezone në formë huazimi u rikthye tek Reali, ekip që ka në pronësi kartonin e tij. Me sa duket Bayern ka bërë prapa ktheu dhe dëshiron sërish James në skuadër.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb