Një kthesë e papritur vjen në shtëpinë e Lazio në lidhje me të ardhmen e portës. Pavarësisht se gjithçka dukej e mbyllur, situata me sa duket është përmbysur. E nisim nga fillimi: Pepe Reina, i cili ka një kontratë që i skadon në fund të sezonit, me opsioni rinovimi për një tjetër vit në rast kualifikimi në Evropë, por me sa duket spanjolli e ka vendosur, në fund të këtij sezoni do të largohet nga kryeqyteti, shkruajnë mediat italiane.

Lazio
Lazio

Igli Tare ka kthyer edhe një herë vështrimin nga zbulimi i tij, nga Thomas Strakosha, për të cilin është i gatshëm të bëjë një sforco të fundit për ta bindur që të mos largohet. Edhe Straksosha është futur në vitin që i skadon kontrata, në fund të sezonit mund të largohet falas, dhe kjo dukej e sigurt, por ja që palët ende nuk e kanë thënë fjalën e fundit.

Paraqitjet e shkëlqyera dhe rikthimi si titullar absolut kanë zbutur palët që tashmë po mendojnë të ulen në një tavolinë dhe të diskutojnë rinovimin e mundshëm. Edhe në aspektin ekonomik rinovimi i Strakoshës shihet si thelbësorë, do të shmangin një largim me parametra zero dhe nuk do të ishin të detyruar të investonin në treguan e transferimeve për të afruar një tjetër portier. Rinovimi i tij do ti lejonte Tares dhe Lotitos të investonin në reparte të tjera pasi me Strakoshën në kuadrat, porta është e blinduar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb