TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shprehur dhe njëherë qëndrimin e tij se nuk do të dekretojë asnjë rregull të ri që cenon liritë dhe të drejtat kushtetuese të njeriut, veçanërisht të mediave.

Në një mesazh në “Facebook” pas publikimit të vendimit të tij për të kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin që ndëshkon median, Meta shkruan se përkrah masat objektive që ndihmojnë në tejkalimin e pandemisë.

“Përkrah masat kufizuese objektive që ndihmojnë në përballimin dhe tejkalimin sa më parë të pasojave të pandemisë COVID-19.
Por nuk do të dekretoj asnjë rregull të ri, që në shpërdorim të procesit legjislativ dhe përmes masave ndëshkuese shproporcionale, cenon liritë dhe të drejtat kushtetuese të njeriut, veçanërisht lirinë dhe pavarësinë e medias”, shkruan Kreu i Shtetit.

Meta Fb
Meta Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb