TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dhënë një prej arsyeve që nuk ka dekretuar buxhetin 2022, të cilin e ktheu në Kuvend pak ditë më parë.

Meta thotë se ky buxhet dëmton fermerët dhe godet prodhimin vendas. Sipas tij, qeveria ka ulur fondet për bujqësinë dhe nuk plotëson kërkesat e fermerëve që protestojnë.

““Buxheti 2022 dëmton fermerët shqiptarë dhe godet prodhimin vendas.
Nuk e dekretova me miratim sepse Qeveria ka ulur fondet për bujqësinë, nga 0.73% në 0.68% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe NUK KA PLOTËSUAR kërkesat e fermerëve, që po protestojnë.
Mbështetja e sektorit të bujqësisë është jetik për ekonominë e vendit dhe dëgjimi i zërit të fermerëve është i domosdoshëm. ???”, deklaron Meta.

Meta Fb
Meta Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb