Presidenti Ilir Meta ka sqaruar pse ka kthyer edhe një herë dy ligjet Kuvendit, saktësisht për aktivitetet e turizmit detar cënon identitetin kombëtar pasi ka shkronja që nuk janë shqip në përdorim të atij ligji dhe cënohet gjuha zyrtare.

Sa i përket koncesionit të Porto Romanos, për portin, Meta thotë se negociohet vetëm me një subject, dhe për këtë gjë ka pasur ankesa nga KE si dhe nga subjektet të tjera kontraktore.

”Për aktivitetet e turizmit shqiptar përbën shqetësim. Fusha e aktiviteteve duhet të zhvillohet në një mjedis të sigurt juridik, por nuk e garanton kjo me Kushtetutën. Përdorimi në gjuhë të huaja, I shkronjave që alfabeti jonë nuk I njeh, jo vetëm shkel gjyhën shqipe por edhe identitetin kombëtar. Kuvendi të reflektojë.

Koncesioni në Porto Romano. Si dhe për koncesionet e tjera, procedura anashkalon procedurat e hapura për koncesionet dhe PPP duke hyrë vetëm me një subject. Cënon konkurrencën e lirë, Kodin Detar dhe Sigurinë Mjedisore. Kanë ardhur shqetësime edhe nga kontraktorë të tjerë por edhe Komisioni Europian mbi procedurat e ndjekura nga ky ligj.

Kuvendi i Shqipërisë duhet të shqyrtojë dhe ankesat.

KLGj për plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë. Kam biseduar edhe me Europa Nostra për angazhimin e tyre

Hetim ndërkombëtar për Teatrin Kombëtar që tronditi. Të vijojmë bashkëpunimin përveç Teatrit Kombëtar por edhe për trashëgimi të tjera.

Pas furtunës në gotë javën e kaluar, kam bërë disa deklarata, përpjekjet e mia për të stabilizuar situatën.”- tha Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: