Eksperti i shëndetësisë në PD, Gazmend Koduzi ka propozuar në studion e ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 që Sanatoriumi i cili sot është në spitalin COVID-2 të mbyllet si i tillë dhe të kthehet në një spital multifunksional Rajonal.

Një gjë të tillë e ka mbështetur edhe epidemiologu i ISHP, Dritan Ulqinaku që thotë se Sanatoriumi duhet të mbyllet për pacientët me koronavirus.

Sipas Koduzit një djalë ka vdekur në dijeninë e tij se kishte nevojë për operacion urgjent, shkoi në Elbasan nuk kishte kushte, në Sanatorium nuk e bënte dot më pas shkoi sërish në Elbasan dhe vdiq.
Koduzi thotë se me këtë vendim do të shpëtoheshin shumë jetë nga sëmundje apo nevoja shëndetësore që nuk kanë lidhje me COVID-19.

Pikërisht sot për këtë çështje mjeku pneumolog, Arjan Mezini, tha në News24, se ka ardhur koha që Ministria e Shëndetësisë të hapë spitalin COVID-3 dhe të kthejë COVID-2 “Shefqet Ndroqi” në normalitet, për kurimin e pacientëve me sëmundje pneumologe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb