TIRANË

Në përfundim të takimin me zyrtarë të senatit amerikan kryedemokrati Lulzim Basha tha në një prononcim për mediat se demokracia shqiptare dhe zhvillimet në rajon ishin ndër çështjet e diskutuara në takimin që zgjati për rreth 30 minuta.

“Dy janë çështjet kryesore për të cilat kemi folur, një ka të bëjë me demokracinë shqiptare, udhëkryqin ku ndodhet pas masakrës zgjedhore të 25 prillit dhe rolin e PD dhe opozitës në parlament dhe në bashkëpunim me gjithë forcat e gjalla të shoqërisë shqiptare dhe me ndihmën e SHBA, për të kthyer Shqipërinë në shinat e demokracisë dhe sundimit të ligjit. Përmes një vendi që është demokratik, ku respektohen zgjedhjet e qytetarëve, ku nuk goditet e burgoset i pamunduri, por ndëshkohet politikani i korruptuar, të krijojmë një klime investimesh nga e cila të përfitojnë shqiptarët.

Çështja tjetër, ka të bëjë me rajonin, sa i përket situatës së provokuar nga ringjallja e planeve hegjemoniste serbe përmes proceseve si ai i Novisadit dhe nevojës për të forcuar praninë politike të SHBA për të ndaluar çdo ofensivë jo perëndimore. Me theks të veçantë për ruajtjen dhe garantimin e sovranitetit të Kosovës, dhe njohjen reciproke si guri i fundit i themelit për stabilitetin në rajonin perëndimor. Miqtë u interesuan edhe sa i përket çështjes së anëtarësimit në BE dhe konfuzionin e krijuar mes mosperformancës së autokratëve të Ballkanit duke nisur nga ky i Tiranës dhe nevojës që BE t’i thotë gjërat qartë.”-u shpreh Basha.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb