Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka përforcuar idenë për rikthimin e tifozëve në stadium edhe pse me një numër të reduktuar. Një ditë pasi FSHF I dërgoi zyrtarisht kërkesën qeverisë dhe Komitetit Teknik, Duka shprehet i bindur se stadiumi “Air Albania” i ka të gjitha kushtet për të respektuar protokollet sanitare anti-Covid.

Auto Img Feb869b9dea45042e95334e60ba0ba6d V1615412769
Auto Img Feb869b9dea45042e95334e60ba0ba6d V1615412769

“Shëndeti vjen i pari, por duke vlerësuar situatën jemi të bindur se “Air Albania” i ka të gjitha kushtet për të respektuar protokollet. Pastaj kundër Anglisë”nuk është një ndeshje që ndodh shpesh”, ka thënë mes të tjerash presidenti i federatës. Sa i përket kërkesave të tjera në drejtim të qeverisë, ato nuk janë harruar, por vetëm shtyrë në kohë.

Duka i bëri këto deklarata pas pritjes në selinë e FSHF të presidentëve të Federatës së Italisë, Gravina, atij të Kosovës, Ademi dhe të Maqedonisë së Veriut, Sejdini. Më pas të katër homologët zhvilluan një vizitë në Bubq, ku me fondet e FSHF, kontributit të futbollistëve të kombëtares si dhe ato të fedaratës së Italisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut po rindërtohen tre shtëpi të prishura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të shkuar.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb