Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka mbledhur sot krerët e bashkive dhe të Partisë Socialiste në Qarkun e Gjirokastrës, me të cilët ka diskutuar për zgjedhjet e 25 prillit.

Përmes një statusi në “Facebook”, ministri thekson se PS ka hyrë “në një fazë të re që kërkon angazhim të përbashkët të çdo strukture socialiste, të çdo anëtari, simpatizanti apo qytetari të zakonshëm që beson se do të ishte gafë e madhe kthimi pas aty ku ishim në vitin 2013”.

“Me kryetarët bashkive dhe të Partisë Socialiste në qarkun Gjirokastër, ku diskutuam çështje të ndryshme të organizimit elektoral që na çon në fitoren historike të 25 prillit. Kemi hyrë në një fazë të re që kërkon angazhim të përbashkët të çdo strukture socialiste, të çdo anëtari, simpatizanti apo qytetari të zakonshëm që beson se do të ishte gafë e madhe kthimi pas aty ku ishim në vitin 2013. Pak po e sigurt, që s’ka për të pasur kthim prapa. Deri më 25 prill do të jemi përballë një sfide të vështirë me të shkuarën, për t’ja bërë më të lehtë Shqipërisë të ardhmen. Ata janë e shkuara që sjell vetëm rrëmujë dhe rrënim. Ne kemi përballë vetëm të ardhmen dhe përpjekjen e vazhdueshme për të qeverisur gjithmonë e më mirë, për të adresuar si duhet hallet dhe shqetësimet e njerëzve, për të patur më shumë vende pune, më shumë investime dhe mundësi për të gjithë. #BashkëMePartinëSocialiste???”, shkruan ministri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb