Nuk kanë munguar tensionet dhe debatet në mbledhjen e Komisionit Hetimor lidhur me aferën e inceneratorëve.

I pyetur nga Tabaku nëse do t’i do ti kishte kthyer pas kontratat koncensionare po t’i jepej mundësia, Rama tha se nuk do ta ndryshonte vendimmarrjen.

Pjesë nga diskutimi:

Rama: Ço e ul 430 mln euro…Ju nuk duhet tj’u zërë gjumi natën për pabesinë dhe poshtërsinë që përfaqëson kjo skenë. Për pyetjen do t’ju thoja se e keni marrë nga dëshmitarët paraardhës.

Tabaku: Nëse do kishin mundësi do e kishit kthyer vendimmarrjen pas për këto tre kompani koncensionare që sot janë duke administruar 430 mln euro nga dy persona në kërkim?

Rama: Ki respekt . Mos ma përmendi më 430 mln se më duket sikur me keni sjellë 5 000 delegatë …Për asnjë arsye në botë. Nëse do ta nisnim si një film nga kodrat e plehrave , nga Porto Romano me lopë që ishin egërsuar aty brenda që edhe dhëmbët i i ishin bërë si peshkaqen. Nëse ju më thoni që nga eco parkut të kthehemi tek derrat dhe dosat unë ju them në asnjë mënyrë. Nuk mund të kthehemi atje. Ju mund të ktheheni sepse ju bashkëjetuat atje…Kam ankth sikur kanë ardhur 5 000 delegatë këtu brenda..

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb