TIRANË

Një ditë pas kthimit të ligjit për Bashkëqeverisjen nga Presidenti Ilir Meta, deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar përmes një postimi në facebook.

Vasili shkruan se ky ligj zëvendëson punonjësit e shtetit me spiunë rilindas, ndaj shkruan ai, kthimi i tij nga Presidenti është një shans për t’i dhënë fund një turpi.

Postimi i plotë:

Presidenti ktheu per rishqyrtim ligjin e Bashkeqeverisjes, nje shans shume mire per ti dhene fund nje turpi.
Ky ligj i Bashkeqeverisjes eshte vetem deshmi e nje qeverisje, qe nuk ekziston, qe abuzon me pushtetin e saj dhe qe nuk u sherben per asgje qytetareve.
Shqiptaret nuk kane nevoje per spiune rilindjeje te kryeministrit, por per sherbetore publike qe kryejne punen e tyre.

Sherbimet qe qytaret i paguajne me taksat e tyre nuk mund ti marrin ne zyrat e shtetit dhe afer baneses se tyre, por duhet tu luten spiuneve te rilindjes, qe te zgjidhin hallet.
Ky centralizim i marre, qe kerkon te realizoje ky ligj eshte thjesht nje sipermarrje e çmendur e nje kryeministri te cmendur, qe do te shenoje deshtimin e radhes, qe do te rendoje qytetaret.
Ky ligj si nje tumor qe i kundervihet Kushtetutes dhe qe hyn ne mes te disa ligjeve e ben kete duke shperbere e asgjesuar edhe arritjet e vogla te sistemit administrativ shteteror te arritura ne vite.
Kthimi i punonjsve shteterore ne viktima te spiuneve te rilindjes, qe synon te legalizoje ky ligj eshte kaq i cmendur sa edhe diktaturat do ti linte pa goje.

Mjerim i madh per deputetet e rilindjes, qe votojne symbyllur cdo lloj pislleku qe kryeministri u vendos ne tavoline duke u dale haptas kunder qytetareve.
Nje ligj qe perfaqeson nje turp te vertete juridik per menyren se si eshte shkruar.
Kthimi i ligjit krijon nje hapesire te re per tu terhequr nga kjo marrezi, qe nuk ndihmon kërkënd, por vetem ju nxin jeten shqiptareve.

P.S. Deputetet rilindas te shplare nga personaliteti me siguri qe do te rrezojne dekretin e presidentit me pathos skizofrenik qe te gezojne skizoidin ne krye te qeverise.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb