Përmes një deklarate, Partia Demokratike reagon për vendimin e Presidentit Meta që i ktheu sot për rishqyrtim Parlamentit, ligjin për ndërtimin e portit të Hidokarbureve në Porto Romano.

Sipas PD, ky ishte një ligj klientelist që i shërbente një grushti oligarkësh dhe se vendimi i Presidentit është i drejtë. Në deklaratë theksohet se qeveria e re që do vijë do i vërë të gjithë përgjegjësit e këtij koncensioni para drejtësisë.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË
Partia Demokratike përshëndet vendimin e Presidentit të Republikës që kthen në parlament koncesionin antikushtetues dhe antiligjor për kthimin e Porto Romanos në një port privat për oligarkët e Edi Ramës.

Vendimi i Presidentit është i drejtë dhe mbron interesin publik duke mos lejuar grabitjen dhe faljen e pasurive të vendit pa garë dhe në kundërshtim me ligjin tek një grusht klientësh të hajdutit ordiner Edi Rama.

Ky vendimi korruptiv dhe i paligjshëm që u mor në mes të krizës ekonomike kur mbi 100 mijë vende pune u mbyllën dhe mijëra familje e biznese u braktisën dhe u lanë në mjerim, është një akt tradhëtie kombëtare nga Edi Rama, hajduti i babëzitur dhe armiku i mirëqenies së shqiptarëve.
Parlamenti dhe qeveria e re e dalë nga votat e shqiptarëve do ta anullojë këtë vendim të paligjshëm dhe do t’i vendosë të gjithë përgjegjësit para drejtësisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb