Në dhomën e gjumit të një apartamenti në Nju Jork u zbuluan kafshë të ndryshme që përfshinin zogj dhe krijesa deti.

Dy vëllezër dhe një grua janë arrestuar nga policia të premten (21 dhjetor) për mbajtjen e kafshëve në shtëpi dhe ekspozimin e krijesave tek një fëmijë.

Të arrestuarit nga Bronx-i janë: Yesenia Crisostomo Diaz, 43 vjeç, burri i saj Richie Rodriguez, 29 vjeç dhe vëllai i tij Willie, 28 vjeç.

Policia kontrolloi të premten banesat e “Adams House” dhe gjeti një shumë krijesa brenda shtëpisë.

E përditshmja ‘New York Post’ njoftoi se u gjetën dy breshka që qëndronin në një rezervuar peshku, gjashtë breshka më të vogla, një ngjalë, dy pëllumba dhe katër zogj trishtila, një oposum e një qen pit bull brenda apartamentit të tyre që ndodhej në kompleksin e banesave sociale.

Të tre u akuzuan për mbajtjen e kafshëve të egra në shtëpi dhe për veprime të dëmshme ndaj një fëmije pasi vajza Richie, 6 vjeçe shkonte shpesh të shihte krijesat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb