Gjuha e alfabetit të parë në botë mund të ketë qenë hebraishtja. Kjo sipas një arkeologu që ka shpenzuar 4 vitet e fundit duke bërë sëbashku gërmat e alfabetit nga mbishkrimet egjiptiane.

Në teorinë e tij të diskutueshme, Dr. Douglas Petrovich pretendon se izraelitët në Egjipt morën 22 hieroglife antike egjiptiane dhe i kthyen në alfabetin origjinal hebraik, mbi 3800 vite më parë. Për vite me radhë dijetarët kanë bërë të ditur se alfabeti më i vjetër në botës ishte një gjuhë semite, por edhe kjo ka mbetur mister.

Petrovich beson se izraelitët që jetonin në Egjipt transformonin hieroglifet e civilizimit në një version të parë të alfabetit hebraik rreth 3800 vite më parë. “Kjo,” thotë ai, “i përket kohës kur Testamenti i Vjetër përshkruan jetën e hebrenjve në Egjipt”.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: