Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka bërë me dije se Teatri i Ri Kombëtar do të bëhet me kredi.

Veliaj thotë se Bashkia nuk i ka lekët për të bërë Teatrin por do të marrë kredi nga bankat ndërkombëtare.

Për këtë do të ngrihet edhe një grup negociator vetëm për kredinë kurse një tjetër për detajimet e projektit.

Disa shembuj Veliaj i tha për mënyrën e financimit nga BIE, BERZH apo nga Banka e Abu Dhabit.

 

”Më mirë një vendim i vështirë dhe jo popullor tani. Arapachi në Romë u urrye aq shumë por është muzeu më i njohur në Romë. Pati një kryebashkiak kurajoz apo qeveri kurajoze që e bëri, mua dhe Ramës nuk na mungon kurajoja.

Edhe kullën Eiffel e urryen aq shumë por më pasur u bë një nga më të vizituarit dhe simbol. Prandaj duhet të shohim sipër ngrehinës.
Asnjë trupë e huaj nuk pranonte të hynte aty. Instituti i Ndërtimeve e kishte shpallur të rrezikshme. Nëse do kishte ndodhur aty, ishte kthyer në një minimarket moltosh dhe pijesh.
Për të gjithë ata që u lënduan dje skena më ilustruese e mikut tim kuller.
Një sekondë mosdakordësi me PD dhe LSI përfundoi në dru. Unë dhe Rama mund të kemi shumë probleme, por nuk ka qeveri i bashki që të ketë investuar kaq shumë në art. Nga Marubi tek muzeu në Korçë apo dhe Vlorë.
Gjithë miqve e mikeshave kuller u them jepini pak kohë, Do të jetë një xhevahir i Tiranës. Ky lëndim do kalojë. Nuk keni për të gjetur miq si Veliaj dhe Rama.
Të fillojmë që sot. Le të kthehemi ku kemi qenë, të bashkëpunojmë pasi po i afrohemi fazës finale. Zemra dhe dora ime është e hapur. Kjo është një shtëpi artit bashkëkohor. Po ndërtojmë një ndërtesë 3-herë më të madhe, apo sa 6-fishi nga ajo që ishte në hipotekë.
Me çfarë para do

Versioni më ideal do ishte me privatin. Arena Kombëtare ishte rasti ideal. Mariott mori kullën, stadiumin shteti.
Por tek Teatri nuk u pranua nga artistët. Ne ishim me artistët. Prap nuk i kemi lekët. Do i bëjmë me lekët e bankës.
Do marrim nga Banka Europiane e Investimeve, marrim kredi nga Abu Dhabi për lumin e Tiranës, nga BERZH për filtrimin e ujit. Pra qeveria i jep Bashkisë garanci sovrane, ne këtë e marrim nga bankat. Se pastaj thonë se jemi me oligarkët apo e bëjmë me oligarkët. Ne kemi 10-fishuar taksën e ndërtimit. Dhe me këto do lajmë edhe kredinë. Për të gjitha këto, kjo do jetë mënyra e financimit. Në këto 3 muaj do punojmë me dy ekipe, detajimi i projektit dhe negociatorët prë kreditë,
Bëmë 12 takime publike, i fundit kur u arrit edhe negocimi më i madh u bë dhe sulmi ndaj meje nga grupseksioni i artdashësve të PD. ”- tha Veliaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb