Një banesë në Mbrostar në Fier është përfshirë nga flakët. Gazetari Ervis Kuçi raporton për BalkanWeb se në godinën thuajse të shkatërruar jeton Astrit Metua me bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur në gjendje të vështirë ekonomike.

Fatmirësisht gruaja dhe fëmijët kanë qenë në qendrën shëndetësore, ndërsa Metua ka tentuar të futet mes flakëve për të shuar zjarrin. I ulur në rrugën përballë shtëpisë së djegur Astriti, bashkëshortja dhe dy fëmijët, qajnë se nuk kanë më një strehë ku të qëndrojnë. Familja jetonte duke mbledhur bidona.

(Për këdo që mund t’i vijë në ndihmë familjes, ky është numri i telefonit ku mund t’i kontaktoni: 0692621003)

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 09:50, në Mbrostar Ura, në banesën e shtetasit A. M. ka rënë zjarr. Nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikëset, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit. Po punohet për sqarimin e shkaqeve të rënies së tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb