TIRANE

Luana Vjollca i ka lënë të gjithë kuriozë prej kaq kohësh prandaj dhe po merr shumë mesazhe që e pyesin se ku do e shohim këtë sezon. Kjo për shkak edhe të thashethemeve se moderatorja po largohet nga “Top Channel” dhe tashmë emisionet e saj do të mbajnë logon e një televizioni tjetër.

Së fundmi Luana tregoi sa shumë fansa e pyesin se ku do ta shohin këtë sezon dhe më në fund ajo e ka një përgjigje. “Shumë shpejt do ju bëj lajmërimin për sezonin. Faleminderit o publiku im!”, shkruan Luana, e cila ndodhet me pushime në Mykonos.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb