Kryeministri Edi Rama, në një intervistë në rubrikën “Sy më Sy” në Facebook, shprehu besimin se Shqipëria do të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. Ai argumentoi se ky besim ka bazë në ndryshimet e fundit dhe kërkesat e Europës për zgjerim. Rama theksoi se deri në vitin 2027, BE ka shprehur dëshirën për të përmbyllur negociatat me Shqipërinë, një synim që është një hap i rëndësishëm në rrugën për integrimin europian.
Kryeministri gjithashtu theksoi se Shqipëria është në të njëjtin nivel me Malin e Zi, i cili ka nisur negociatat për integrimin që në vitin 2012. Sipas tij, të dyja shtetet janë afër për të hyrë në BE, dhe kjo mund të ndodhë shumë shpejt. Rama theksoi nevojën për të vazhduar me ritme të shpejta dhe pa u ndalur në këtë proces, duke theksuar se është një detyrim i shtetit dhe i qeverisë për të siguruar pasaportën e BE për qytetarët shqiptarë.
Edi Rama: Arsyet se pse e kam këtë besim, janë ato që mund të shohësh dhe ti. Është situatë e re për Europën, Europa kërkon të zgjerohet. Europa thotë se deri më 2027 duam të mbyllim negociatat me Shqipërinë. Negociatat për tre vjet nuk ka bërë vaki. Mali i Zi ka që më 2012 që ka hapur negociatat. Jemi krah për krah me Malin e Zi dhe do hyjmë në BE. Tek mundësia e parë, jemi ne dhe Mali i Zi. Më 11 maj e vendosni këtë punë. Ne duhet të vrapojmë, nuk duhet të ndalemi në asnjë mënyrë. Je i majtë apo i djathtë, ec drejt, në mes e ke numri 5. Detyrimi ynë është që Shqipërisë dhe ty të të japim pasaportën e BE.
(Balkanweb)