Ëndrrat bëhen ndonjëherë të vërteta. Raheem Sterling, me golin që vendosi ndeshjen kundër Kroacisë në Wembley, përmbushi ëndrrën e një fëmije i cili u rrit në hijen e atij stadiumi madhështor.

I lindur në Xhamajka, Sterling u transferua në Angli në moshën pesë vjeçare dhe kaloi fëmijërinë e tij në Neeld Crescent, një periferi vetëm disa minuta nga stadiumi i Londrës që ai dikur dëshironte të bëhej mbreti.

Një dëshirë aq e fortë sa ai e ka stampuar në lëkurë: në parakrah ka një tatuazh të vërtetë, me fanellën me numrin 10 të Anglisë mbi supe, që synon të admirojë madhështinë e Wembley.

Sot, afro 27 vjeç, Sterling ka bërë ëndrrën e tij të vërtetë. Një gol, i pari për sulmuesin në finalet e një gare të madhe si Evropiani, lejoi Anglinë të fitojë për herë të parë në debutimin e saj në Kampionatin Evropian.

“Është një ndjenjë e mirë. Unë gjithmonë kam thënë që një ditë do të luaja në Wembley dhe do të shënoja në një turne të madh. Unë u rrita dy minuta larg këtij stadiumi, e dija se duhej të shënoja.

Ishte një ndjenjë e shkëlqyer të isha në gjendje ta bëja atë. Mezi prisja të luaja, ishte ndeshja ime e parë. Dhe ne kishim nevojë për fitore. Ne duhet të vazhdojmë të fitojmë dhe të kemi këtë mentalitet fitues për të vazhduar”. Finalja më 11 korrik do të luhet në Wembley. A do të arrijë Anglia deri aty?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb