Anëtari i kryesisë së PD-së Eno Bozdo gjatë debatit në studion e emisionit ‘Open’ në News24 ka folur në lidhje me amnistinë fiskale.

Gazetari dhe eksperti i ekonomisë Bardhi Sejdarasi i është drejtuar atij duke i thënë që opozita duhet të propozojë draftin e saj alternativë në lidhje me amnistinë fiskale.

“Nëse nuk jeni dakord me x nene, mund të jepni një draft alternativ që të thotë PD që ky nen është i lidhur me krimin apo oligarkët. Unë jam gazetar dhe kontrolloj faktet. Opozita ka gjithmonë një draft, ku e ka qëndrimin?”, u shpreh ai.

Bozdo i është kthyer duke i thënë që “Rama nuk e çan fare për këto”, ndërsa shtoi se kryeministri “nuk pyet për fuqitë e mëdha” dhe se qëndrimi i opozitës është të hiqet limiti prej 2 milionë eurosh në amnistinë fiskale.

“Ti flet në emër të qeverisë shqiptare? Edi Rama nuk e çan fare për nenet më fal për shprehjen për këto që thua ti. Këto që thua ti nuk kanë vlerë fare se mund të bëjmë 5 drafte alternative dhe ai nuk pyet fare për ato, ai nuk pyet për fuqitë e mëdha. Hiqeni 2 milionëshin, ky është qëndrimi i opozitës, mos të vijnë çantat me 2 milionë të derdhen aty”, tha Bozdo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb