Kryedemokrati Lulzim Basha, ka reaguar pas përfshirjes në operacionin “Shpirti” të dy ish-shoqëruesve, të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Basha shkruan në “Twitter”, se nuk ka asgjë të re në të gjithë këtë mes, duke shtuar se “asgjë nuk lëviz pa lejen e bablokut”.

“Tahiri? Bodigardet e Tahirit? Çfarë ka të re ??????? Te gjithe e dine se asgje nuk levizte dhe nuk leviz pa lejen e bablokut !!! Te gjithe”, shkruan Basha.

Kujtojmë se të premten, SPAK në bashkëpunim me struktura ndërkombëtare finalizuan me sukses operacionin e koduar “Shpirti”. Në pranga ranë prokurorë, ish-punonjës policie, si dhe ish-shoqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Ndaj njërit prej tyre, të quajtur Paul (Agustin) Deda, gjykata ka caktuar masën e “arrestit me burg” për veprat penale të ngritura nga SPAK “trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, “grupi i strukturuar kriminal”, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: